10:34 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Familjarët e turqve të kapur dje nga policia, protestojnë para Qeverisë (Foto)

Familjarët e turqve të kapur dje nga Policia e Kosovës me arsyeje depërtimin e tyre nga territori i Kosovës, sot po protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar takim me kryeministrin Haradinaj.

Familjarët thonë se nuk u intereson se a ka shkarkime apo jo, por dëshirojnë të marrin informacion për fatin e gjashtë të ndaluarve, raporton Indeksonline.

“Neve nuk na intereson që a po shkarkohet ministri apo jo, na duhet të dimë çka ka ndodhë me familjarët tonë. Ne besojmë që ata ende janë në Kosovë”, ka thënë nëna e njërit prej të ndaluarve.

Ata po kërkojnë takim me kryeministrin për të sqaruar rastin që sipas tyre i ka terrorizuar dje./Indeksonline/