75 Mall Live Search
17:47 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

“Familjarët kanë laborator të drogës”, vjen reagimi i këshilltares së Albulena Haxhiut

Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut ka paralajmëruar padi pasi u apostrofuan familjarët e saj në lidhje me drogën.

Nazlie Bala, këshilltare e Haxhiut, ka deklaruar se do të deponojë padi ndaj ish-drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Rama.

Ky i fundit gjatë ditës së djeshme, në një intervistë dhënë për T7, kishte deklaruar se familjarë të Nazlie Balës kanë laborator të drogës dhe se të njëjtin e ka sekuestruar Agjencia të cilin e drejtonte ai deri para pak ditësh.

Këto pretendime Bala i ka quajtur shpifje.

“Ish drejtori i Agjencisë për Administrimin e pasurisë të konfiskuar dhe sekuestruar, z.Rrahim Rama, në një televizion paska bërë disa shpifje në drejtim timin si këshilltare e Ministres së Drejtësisë. Njëra nga këto ishte se në shtëpinë time paska qenë ndonjë laborator droge”, ka shkruar Bala në Facebook.

U shkarkua nga Haxhiu, akuzon se familja e këshil - Syri Kosova ...

“Deri në fund të javës, do të deponoj padi për shpifje kundër të njëjtit”, ka shkruar tutje ai.