75 Mall Live Search
09:54 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / A. M.

Familjarët në Kamenicë rrihen me mjete të forta në mes vete për shkak të pronës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të premten e 31 marsit janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, familjarë në mes vete.

Dyshohet se për çështje pronësore janë përleshur fizikisht në mes vete, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta.

“Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.