75 Mall Live Search
14:25 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / L K

Familjarët tentojnë t’i fusin drogën një të afërmi në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan është parandaluar futja e kontrabandës.

Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët e të burgosurve, zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike, e cila dyshohet se ishte destinuar për t’u futur brenda qendrës.

Menjëherë pas zbulimit, Policia e Kosovës është njoftuar dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit./Indeksonline/