75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

Familjarët thonë se Kadri Veseli dha leje për varrosjen e babait edhe nëse nuk arrin në Kosovë

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili gjendet në Hagë për shkak të akuzave nga Gjykata Speciale, u ka dhënë leje familjarëve të tij, të vazhdojnë me procedurat e varrimit të babait të tyre.

Kjo edhe nëse ai nuk arrin në kohë që të jetë prezentë në këtë ceremoni mortore.

Kështu kanë thënë familjarët e Kadri Veselit për Klan Kosovën, ndërsa bëjnë përgatitjet për ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të babait të tyre Fazliut, i cili ndërroi jetë mëngjesin e hershëm të kësaj të mërkure.

Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, do të varroset sonte në orën 19:00, në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës. Por, ende nuk dihet nëse Kadri Veseli ka ardhur në Kosovë.

Ndryshe, Fazli Veseli, babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka vdekur sot. I njëjti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore qe disa muaj.