75 Mall Live Search
11:40 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Familjen Kennedy tragjeditë s’e largojnë nga skena politike

Politika familjes Kennedy i ka sjellur vetëm tragjedi , por familja e famshme amerikane Kennedy duket shumë e vendosur të mos tërhiqet nga jeta politike, transmeton Indeksonline.

Kennedy i Treti, nip i Robert Kennedy-t, ka shprehur ambicien për të garuar për senatin në vitin 2020.

Joe Kennedy 38 vjeçar po shqyrton mundësinë për të sfiduar në zgjedhjet e 2020-s senatorin demokrat të shtetit  Masaçusets, Ed Merkej

Lajmin e ka publikuar “New York Times” që citon disa burime konfidenciale, sipas të cilëve lajmi do të merret së shpejti .

Kurse në rrjetet sociale janë hapur para pak ditësh shumë faqe në përkrahje të Joe, ku ata konsiderojnë se senati ka nevojë për dikënd si Kennedy për tu përballuar me taktikat e liderit të republikanve Mitch Mçonell.

Nëse fiton garën me Merkej, Joe do të jetë Kennedy i katërt që shërben në Senat, pas paraardhësve të tij Robert, John dhe Ted Kennedy.  /Indeksonline/