Familjën Mbretërore e godet frika nga Coronavirusi

Familja mbretërore në Britani te Madhe është goditur nga një frikë e koronavirusit, pasi qe nxënësit në shkollën e Princit Georgit dhe Princeshës Charlotte thuhet se ishin lënë në izolim.
Shumë media në Mbretërinë e Bashkuar raportuan, se katër nxënës në shkollën Thomas tëse Batterse në Londër janë dërguar në shtëpi për izolim në pritje të rezultateve të testimit për Coronavirus.
Një zëdhënës, kishte cituar per “Daily Express” se si në Mbretërinë e Bashkuar të gjitha shkollat po i marrin shumë seriozisht rreziqet e mundshme që lidhen me përhapjen e Covid-19 dhe për këtë qëllim po ndjeken udhëzimet e qeverisë mbi parandalimin e infeksionit dhe menaxhimin e rasteve në të cilat dyshohet se disa punonjës ose studentë të ekspozuar ndaj virusit mund te tregojnë ndonjë simptome te mundshme.
Aktualisht ka një numër te vogël te studenteve sipas Këshillit te Sigurisë te Qeverisë qe janë duke qëndruar ne shtëpi ne pritje te rezulatit. Transmeton, IndeksOnline