17:00 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Familjes së Rifat Zenelit i dorëzohet urdhri “Heroi i Kosovës”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se familjes Zeneli nga Mitrovica ia ka dorëzuar Urdhrin “Heroi i Kosovës” për luftëtarin Rifat Zeneli.

Thaçi ka thënë se Rifati ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të UÇK-së në Shalë të Bajgorës.