11:14 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Familjet e personave të zhdukur, 20 vjet pa përgjigje

Familjarëve të persona e të zhdukur po u mohohen të drejtat e njeriut për 20 vjet, pasi që ende nuk dinë për vendndodhjen e më të dashurve të tyre që u zhdukën gjatë luftës në Kosovë.

Kështu u tha se tryezën e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZH), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Bajram Cerkini tha se familjarëve të të zhdukurve çdo ditë u shkilen të drejtat për të ditur për vendndodhjen e më të dashurve tanë.

“Thuhet se fajtor për moszbardhjen e fatit të familjarëve tanë të zhdukur i ka Serbia, ndërkombëtarët por për 20 vjet pyetjet tona asnjëherë nuk morën përgjigje”, tha ai.

Ai madje kërkoi sqarim se përse u deshtën 13 vjet për të nisur gjurmimet në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott,  ka ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar të drejtën për të ditur për vendndodhjen persona e zhdukur.

Sipas tij, kjo është një plagë që ende është e plagë e hapur, e cila është mohuar.

Bartësi i dosjes se personave të zhdukurve në Kosovë, Jahja Lluka, tha se nuk do ndalen deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur bë Kosovës.