Familjet e prekura nga tërmeti do të kalojnë natën në tenda
Dhjetëra familje nga Durrësi e Thumana do të kalojnë natën në tenda të cilat janë vendosur në lokacione të ndryshme nga autoritetet shqiptare.
Ekipi i Indeksonline ka vizituar vendin në Thumanë dhe ka parë nga afër familjet e strehuara në tenda të cilat të paktën sonte do të kalojnë natën aty.
Përveç familjeve që kanë humbur shtëpitë e tyre, ka edhe familje që ndihen të rrezikuara të qëndrojnë nëpër shtëpi prandaj kanë vendosur të qëndrojnë në tenda.

Situata e rëndë e krijuar pas tërmetit ka bërë që shumë popuj e institucione të ndërmarrin hapa për ta ndihmuar Shqipërinë./Indeksonline/