Familjet e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës bashkë në 23-vjetorin e rënies heroike

Në përkujtim të 23- vjetorit të rënies së tre udhëtarëve emblematikë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha familjarë të tyre kanë bërë homazhe para shtatoreve të tyre.
Motra, vëllezër e familjarë të shumtë u mblodhën sot në Prishtinë që t’i nderonin të afërmit e tyre.

Në mesin e tyre është edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floreta Zejnullahu, e cila e ka axhë, heroin Hakif Zejnullahun, shkruan IndeksOnline.
Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, kur hasën në pritën e vënë nga forcat pushtuese në fshatin Pestovë, ku të tretë bien heroikisht në luftë./IndeksOnline/
