75 Mall Live Search
19:35 / E Martë, 21 Janar 2025 / Gj. Sh

Familjet gjakovare qenkan rreshtuar me Listen për Familje

Lista për Familje zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, për zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit.

Qindra qytetarë, përkrahës të kësaj liste, kanë mbushur sallën në Gjakovë, për të ndjekur nga afër shpalosjen e programit në krye me Eman Rrahmanin.

”Të ndërtojmë së bashku një të ardhme ku familja është themeli i një shoqërie të fortë dhe të bashkuar.” thuhej aty.

Pamje nga hapja e fushatës: