Fanë Rugova ia përcjell LDK-së mesazhin e presidentit historik: Të ecim përpara, të mos stagnojmë!
Me rastin e 75 – vjetorit të ditëlindjes së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, anëtarët e kryesisë së LDK-së kanë vizituar familjen Rugova.
Me këtë rast bashkëshortja e presidentit historik, Fana Rugova, falenderoi LDK-në për vizitën, ndërsa tha se Rugova ka dashur që gjithmonë të jemi bashkë.
“Faleminderit qe na vizituat në ditëlindjen e tij. Ai sot mbush 75 vjet. Ka dashur presidenti të jemi gjithmonë bashkë e faqebardhë. Me vjen mirë që partia e tij po vazhdon ritmin e tij, t’i bëjmë institucionet e të ecim përpara, mos të stagnojmë. Më vjen mire që edhe partia fitoj, partia e presidentit, tashti ju që vazhdoni rrugën e tij”, tha ajo, përcjell Indeksonline.
Ndërsa, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, iu drejtua familjes Rugova, duke iu shprehur falenderime që kanë qenë afër tyre gjithmonë.
“Shpresoj se tash e tutje me të gjithë kolegët që këtë mesazh të bashkimit, bashkëpunimit, ta kultivojmë edhe më tej. Po shpresojmë, që atë vizion që e ka ndërtuar presidenti Rugova, ta ndërtojmë dhe ta fuqizojmë edhe më shumë, në veçanti ne si gjenerata më të reja që po punojmë në partinë që ai e themeloi bashkë me shumë njerëz që sot janë këtu.
Anëtarë të kryesisë së LDK-së, por edhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe te varri i presidentit Rugova.