75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / L A

Fanella e Gyokeresit thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali

Sulmuesi suedez, Viktor Gyokeres, ka bërë transferimin e tij të bujshëm tek Arsenali.

Entuziazmi u shtua me zgjedhjen e numrit të tij, i cili zgjodhi numrin 14, numër ky që identifikohet me legjendën e “Topçinjëve”, Thierry Henry.

Dhe pak ditë pas transferimit të tij, fanella e suedezit ishte ndër më të kërkuarat nga tifozët, duke thyer edhe kështu rekordin e shitjes.

Aq i madh ishte entuziazmi saqë faqja zyrtare e internetit e Arsenalit u bllokua përkohësisht, me shifrat e hershme që sugjeronin se shitjet e fanellave të “Nr. 14 Gyokeres” kanë eklipsuar ato të çdo nënshkrimi në historinë e kohës së fundit.

Gyokeres, kujtojmë se u transferua tek Arsenali nga Sportingu i Lisbonës, me shifrën e paguar prej 65 milionë eurosh./IndeksOnline/