Fanella e Jordan Hendersonit menjëherë në histori, shitet më së shpejti te Ajax-i

Skuadra e Ajaxit dje gjatë ditës konfirmoi zyrtarisht tranferimin e mesfushorit të Kombëtares së Anglisë, Jordan Henderson.
Sipas faqes “Ajax Life”, fanella e futbollistit anglez është shitur më së shpejti në histori të klubit holandez, shkruan Indeksonline
Ish-futbollisti i Liverpoolit te Ajaxi përfundoi nga skuadra e Arabisë Saudite, Al Ettifaq.
Në Arabi, Jordan Henderson zhvilloi 17 ndeshje dhe bëri katër asiste./Indeksonline/