Fanella e Kobe Bryant shitet me çmim të madh

Një fanellë e veshur nga I ndjeri Kobe Bryant gjatë ndeshjeve në playoff me Los Angeles Lakers në 1996-97 është shitur në ankand për më shumë se 2.7 milionë dollarë. Këtë e ka raportuar TMZ.
Bryant thuhet se e ka veshur të paktën pesë herë fanellën, trasnmeton Indeksonline.

Ende nuk është bërë e ditur se kush e ka blerë fanellën.
Kujtojmë që Bryant vdiq dy vite më parë pas rrëzimit të helikopterit.
Ai ishte bashkë me vajzën e tij Gianna, ku fatkeqësisht mjeti me të cilin ishin duke udhëtuar u rrëzua dhe vdiqën piloti e tetë pasagjerët./Indeksonline/
