Fanella e vitit 1928 thyen të gjitha rekordet, shitet për 5.6 milionë dollarë

Në qershor 2019, Linda Ruth Tosseti, mbesa e Babe Ruth, ra dakord për të nxjerrë në ankand 400 objekte, që i përkisnin legjendës së bejsbollit, një yll brenda dhe jashtë fushës.
Kishte foto të vjetra familjare, disa doreza gjuetie, një valixhe nga një udhëtim në Japoni më 1934 dhe disa bluza, nga skena e tij e lavdishme me “Yankees”.
Njëra prej tyre ishte vërtet e çuditshme. I përkiste sezonit 1928, në epokën e parë të artë të “Yankees”, një ekip “All Star”.

“Jankenët” kishin gjashtë yje të jashtëzakonshëm: Kombinat, Koenig, Ruth, Gehrig, Meusel dhe Lazzeri. Katër prej tyre pastaj hynë në atë që u quajt “Row Murderers”.
Skuadra e Bronx kishte veshur bluzën gri, kur luante jashtë, dhe për herë të pare vendosi “Yankees” në të e jo “New York”.
Ajo fanellë ishte në ankand, e cila i përkiste mitit të bejsbollit, dhe u shit për shifrën monstruoze 5.600.000 dollarë.
Wow!! An incredible moment in the hobby has just happened as an SGC authenticated game worn Babe Ruth jersey from 1928-1930 has just set the record for highest price EVER paid publicly for a piece of memorabilia at $5.64 Million!!! #huntauctions #yankees #yankeestadium #baberuth pic.twitter.com/SbTIFcCLkK
— SGC (@sgcgrading) June 15, 2019
David Hunt, pronari i “Hunt Auctions”, po fërkonte duart me ankandin, që do të mbahej në stadiumin e ri “Yankee”.
Ai e dinte që çdo amerikan e ka një mit brenda tij dhe se Ruth ishte heroi i parë i madh i sportit të këtij vendi.
Por, kostoja e ankandit i tejkaloi të gjitha pritshmëritë.
“Trashëgimia dhe rëndësia e Babe Ruth për bejsbollin dhe kulturën popullore amerikane është e pakonkurueshme në historinë e këtij vendi”, – tha ai më vonë.