17:17 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Fanellat e Barcelonës do të jenë të veçanta për ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve


UEFA ka vendosur që fanellat e reja të klubeve që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve këtë edicon të mbetur, të mbajnë në gjuhën e tyre shkrimin “Faleminderit”.

Një shkrim i tillë tashmë është punuar në fanellat e klubit spanjoll Barceloa, ku në çdo fanell të futbollistëve dhe stafit teknik shkruan “Gracies”, kjo si shenjë falenderim për mjekët dhe gjithë personelin shëndetësor në kohën e pandemisë, shkruan IndeksOnline.



Pra, kjo inciativë e UEFA-s ka për qëllim mbështetjen e mjekëve që po punojnë 24 orë në ditë për të shpëtuar jetë njerzish nga pandemia koronavirus.

Kujtojmë se takimi Barcelona – Napoli do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.