75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Fanellat e Tottenham, më të shtrenjtat në Premier Ligë

Paraja në futboll është vazhdimisht në rritje.

Pagesat e transferimit janë jashtë kontrollit, pagat janë të turpshme dhe madje edhe agjentët e lojtarëve janë në gjendje të kërkojnë shuma me gjashtë shifra kur ata ndërmjetësojnë një marrëveshje.

Sezonin e kaluar, për shembull, klubet e Premier League shpenzuan 290 milionë euro për tarifat e agjentëve, me Liverpoolin në krye të listës me 49 milionë euro.

Dhe vetëm do të përkeqësohet. Me gjithnjë e më shumë para duke u derdhur në futboll se kurrë më parë, gjithnjë e më shumë para do të shpenzohen.

Tifozët e futbollit duhet të paguajnë edhe çmimin, me rritjen e çmimeve të biletave të sezonit dhe fanellave që tani kushtojnë mbi 160 euro.

Në varësi të klubit që ju e përkrahni dhe nëse dëshironi të keni një komplet autentik të fanellave, ju duhet të shpenzoni më shumë se 100 për të marrë maicën, shortset dhe çorapet.

Në Premier Ligë, asnjë fanellë nuk është më e shtrenjtë se të Tottenham që shkon në 179 euro. Vetëm për maicën është 100 euro, e ndjekur nga 61 euro për shortset 18 euro për çorape.

Daily Mail ka përpiluar një listë çmimi për fanellat autentike të Premier League – ato që janë shitur gjithsesi nga klubet – dhe më e lirë është 101 euro.

1. Tottenham – 179 euro (100 euro maica, 61 euro shortset, 18 euro çorape)

2. Chelsea – 178.65 euro (99.90 euro maica, 61 euro shortset, 17.71 euro çorape)

3. Manchester United – 168.65 euro 111.01 maica, 38.82 euro shortset, 18.83 euro qorapet)

4. Manchester City – 162.16 euro (99.96 euro maica, 44.43 shortset, 17.77 euro çorapet)

5. Arsenal – 161.05 euro (111.07 euro maica , 33.32 shortset, 16.66 euro çorapet)

6. Liverpool – 153.23 euro (105.51 euro maica, 33.31 euro shortset, 14.43 euro çorapet)

7. Newcastle – 152.16 euro (105.51 euro maica,  31.10 shortset, 15.55 euro çorapet)

8. Southampton – 152.16 euro (111.07 euro maica, 27.77 shortset, 13.33 euro çorapet)

9. Aston Villa – 149.94 euro (88.85 euro maica, 44.43 shortse, 16.66 euro çorapet)

10. Norwich City- 104.40 euro (66.64 euro, 24.43 euro maica, , 13.33 euro çorapet)

11. Crystal Palace – 101.04 euro (57.74 euro, 27.76 euro maica, , 15.54 euro çorapet)./Indekonline/