Fanellën e ka gati, Thiago Silva mund të largohet nga Chelsea dhe të rikthehet te ish-klubi

Mbrojtësi i Kombëtares së Brazilit, Thiago Silva nuk e ka ndërmend të pensionohet, e largimi nga Chelsea pritet të ndodh në fundin e këtij sezoni.
39-vjeçari me shumë gjasa do të rikthehet në Brazil te ish-klubi i tij, Fluminense, shkruan Indeksonline
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit brazilian, Fred.
“Thiago Silva është duke ëndërruar për ne, presidenti është duke biseduar me të pothuajse çdo javë. Ne jemi duke e monitoruar at. Unë jam tifoz i madh i këtij karakteri, ai meriton më shumë. Ai e di që këtu i ka dyertë e hapura gjithmonë”, u shpreh Fred
Silva ishte bashkuar me Blutë e Londrës gjatë vitit 2020 nga Paris Saint-Germian me para-metra zero.
Te Chelsea mbrojtësi brazilian fitoi titullin e UEFA Champions League./Indeksonline/