Fansat dëshpërohen! Kim Kardashian e “sos” photoshopin

Kim Kardashian ka publikuar fotografi magjepsëse për festën e Krishtlindjeve. Por fansat nuk hezituan së akuzuar atë për photoshop.
Në çdo fotografi të publikuar, shihet se ka shumë ndërhyrje. Disa nga ndjekësit pyeten se pse e kanë bërë këtë veprim, transmeton Indeksonline.
“Secili prej jush duket kaq i fotoshopuar! Përse do ta bënit këtë?” pyeti një ndjekës.
Një i dytë shtoi: “Të gjithë duken të fotoshopuar”, ndërsa një i tretë u pajtua, duke thënë: “Duket sikur të gjithë u fotoshopuan në këtë foto,” me një emoji duke qeshur./Indeksonline/
