75 Mall Live Search
17:44 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / AR

Fansat dyshojnë se Justin Bieber ka hedhur kunja ndaj Diddy-t

Justin Bieber ka ndarë një mesazh që fansat e tij besojnë se ka të bëjë me arrestimin e Diddy.

Siç dihet, reperi Diddy ishte mentori i tij. Shumë spekulojnë se Justin gjithashtu mund të ketë qenë viktima e Diddy-t, raporton Page Six, transmeton Indeksonline.

Ai tani ka shpërndarë një mesazh të frymëzuar në rrjetet sociale: “Si mund të jem i sigurt që Jezusi është gjithmonë me mua? Thjesht, mirësia e tij vazhdimisht më qetëson për këtë. Sa herë mendoja se ai nuk do të ishte me mua, ai ishte atje jam i sigurt se ai është prania e përsosur dhe e durueshme që më drejton në çdo ditë të jetës sime, duke rivendosur gjithçka që armiku është përpjekur të shkatërrojë dhe vjedhë, “shkroi Bieber.

Së bashku me postimin, ai shtoi një foto të Eric Cartman të South Park me mbishkrimin: “Unë vërtet e besoj”./Indekosnline/