75 Mall Live Search
14:07 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / AR

Fansat e akuzuan për operacione plastike, kjo është përgjigja e Gigi Hadid

Në një intervistë të dhënë për revistën “Vogue” Gigi vendosi që të shpalos shumë gjëra nga jeta e saj.

Që kur u bë nënë për herë të parë, ajo tregoi se ka përjetuar ndjenjën më të mirë në botë, transmeton Indeksonline.

Ajo u akuzua për operacione plastike duke i thënë se i ka mbushur faqet dhe ka bërë ndërhyrje tek hunda duke u shfaqur ndryshe siç ishte në fillim të karrierës.

“Unë i kam pas faqet e trasha që kur kam lindur dhe kjo është arsyeja se përse fytyra ime është e rrumbullakët. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrën time, madje as hundën” tha ajo.

“Mua personalisht, kjo më tmerron. Ndjej se jam shumë në qendër të vëmendjes duke me kontrolluar të gjithë” përfundoi ajo./Indeksonline/