Fansat e Barcelonës nervoz, Valvderde vazhdon
Ernesto Valverde do të vazhdojë të jetë trajner i ri i Barcelonës. Bordi nuk e ka parë të arsyeshme të shkarkojë atë pasi që për ta triumfi në La Liga në dy vite radhazi është sukses për të.
E vetmja mënyrë që Barça të ketë trajner të ri edicionin e ardhshëm është në rast së Valverde vendosë dorëheqjen. Problem tjetër serioz për trajnerin aktual është humbja e besimit nga yjet e skuadrës.
Messi, Pique, Rakitiq e Alba thuhet se janë vetëm disa nga yjet që nuk e duan më Valvderden në skuadër.
Bordi i Barcelonës më nuk do të diskutojë çështjen e trajnerit, por mbetet të shihet nëse deri në fund të javës Valvderde do të ofrojë dorëheqjen./Indeksonline/