75 Mall Live Search
17:31 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Fansat e Barcelones thyejnë shtëpinë e Valverdes , i lënë një shënim rreth humbjes ndaj Liverpool-it

Gjatë natës së mbrëmshme dikush ka hyrë në shtëpinë e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Sipas ‘RAC 1’, ata që hynë tek shtëpia e Valverdes ishin fansa të zemëruar pas humbjes ndaj Liverpool-it, transmeton Indeksonline.

Ende nuk dihet se nëse kanë vjedhur diçka por ata i kanë lënë një shënim atij.

“Është se si është.”, kështu kishin shkruar në shënim fansat e zemëruar.

Këto fjalë i kishte thënë trajneri i Barcelonës pas humbjes turpëruese ndaj Liverpool-it.

Nga raportimet e mediave spanjolle, Ernesto nuk do të marrë asnjë veprim ligjor./Indeksonline/