Fansat e futbollit kanë nisur të humbin respektin për Salah
Mohamed Salah është duke ndërtuar një reputacion të keq sa i përket simulimeve të tij në Premier Ligë.
Në një numër rastesh këtë sezon, egjiptiani është rrëzuar disa herë duke u munduar të nxjerr ndonjë goditje të lirë apo penalti për Liverpolin.

Një ndër to që qëndron në kujtesë është ajo gjatë fitores 4-0 kundër Neëcastle. Salah rrëzohet shumë lehtë në tokë pas duelit me Paul Dummett, duke fituar një penalti.
Raste të tilla kemi parë edhe në Arsenalin, madje dy tri herë, dhe reagimet nuk ishin të pakta.

Poashtu edhe në fitoren e kësaj jave ndaj Crystal Palace, Salah bëri një simulim të panevojshëm. Ai merr një goditje të lehtë në kyçin e këmbës nga Mamadou Sakho, pret një sekondë, pastaj bie në tokë.
Another 10/10 dive from Salah pic.twitter.com/dJNaOtc75W
— Jonny (@Gooner_AFC) January 19, 2019
Salah është një lojtar fenomenal dhe ka arritur gjëra të mëdha me Liverpoolin sezonin e kaluar, por ai duhet seriozisht t’a eliminoj këtë gjë.
Në të vërtetë, shumë tifozë të futbollit po humbasin – ose kanë humbur tashmë respektin për 26-vjeçarin, siç mund ta shihni nga përzgjedhja e disa ‘cicërimave’ në Tëitter më poshtë. /IndeksOnline/

