75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / MSH

Fansat e pyesin se a ndjehet e vetme, përgjigjja e Ronelës është prekëse

Ronela Hajati ka qenë kryetitull i mediave vendore e ndërkombëtare për shkak të këngës së saj të jashtëzakonshme për Eurovision.

Këngëtarja që nga ajo kohë nuk i ka lënë vetës hapësirë për të pushuar, duke u marrë me koncerte e duke qenë pranë fansave.

Këtyre të fundit u ndau kohë mbrëmë, duke realizuar një pyetësor në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Vëmendje merr një përgjigje e Ronelës, e cila është tëjet prekëse.

Një nga fansat e pyeti Ronelën se a ndjehet vetëm ndonjëherë.

“Shumë shpesh! S’kam baba, vëllezër, motra, burrë, të dashur, kushërinjtë e mi nuk jetojnë këtu, kështu që miqtë e mi dhe mami janë të vetmit që kam! Por unë e kam shoqërinë flakë kështu që kam fat” ka shkruar artistja në Instagramin e saj.

Mungesën e një figure babai si duket Ronelës ia ka plotësuar e ëma.

Ajo nuk ka hezituar shpesh ta quajë të ëmën “heroinë” të saj.

Në kraharor Ronela madle ka një tattoo dedikim për nënën e saj./Indeksonline/