Fansat e pyetën nëse është beqare, Xheneta habit me përgjigjen epike
Xheneta Fetahu ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një përgjigje që nuk kaloi pa u komentuar.
Influencuesja ka hapur një pyetësor në Instastory, duke u dhënë mundësinë fansave t’i drejtojnë pyetje të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Mes shumë kurioziteteve, njëri prej ndjekësve e ka pyetur drejtpërdrejt nëse është single.
Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, por shumë domethënëse: “Kurrë ma single s’jom kon.”
Me këtë deklaratë, Xheneta ka lënë të kuptohet se aktualisht është beqare dhe po e shijon këtë pjesë./Indeksonline/


