75 Mall Live Search
21:43 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Fansat e Shakirës vazhdojnë ta “dënojnë” Pique-n!

Pique nuk po gjen qetësi.

Fansat e kanë pritur duke brohoritur emrin e Shakirës, Gerard Pique-n në një klub nate në Madrid së fundmi.

Ish-futbollisti i cili ndodhej aty për turneun e tij ‘Kings League’ me shtatë ekipe në Wanda Metropolitano të Atletico-s, nuk u lejua të flasë, pasi e gjithë turma po bërtiste emrin e Shakirës.

Por atyre nuk u doli e keqja me kaq! Të gjithë njëzëri kënduan edhe hitin e Shakirës “Waka Waka”, e cila ishte kënga e Kupës së Botës 2010, ku ajo edhe u njoh me Pique-n.

Pique siç e shikoni edhe në video nuk bëri ndonjë reagim, veçse mbeti si i habitur në mes të turmës.