75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 05 Janar 2023 / AR

Fansat hedhin akuza të forta ndaj Khloé Kardashian

Fansat e Khloé Kardashian kanë reaguar ndaj një postimi të yllit në Instagram. 38-vjeçarja ka shpërndarë disa foto në të cilat i duket barku.

Një ndjekëse reagon me dyshimin se Khloé po merr ilaçe për të humbur peshë, transmeton Indeksonline.

Vetë Kardashian e mohoi këtë. “Le të mos i diskreditojmë vitet e mia të stërvitjes”, tha ajo.

Bukuroshja shtoi se zgjohet “pesë ditë në javë në orën gjashtë për t’u stërvitur”, dhe për këtë arsye u kërkon ndjekësve të ndalojnë me supozimet e tyre të këqija.

Përveç kësaj, fansat jo vetëm që reagojnë ndaj trupit por edhe fytyra e saj do të dukej ndryshe.

Ndjekësit pretendojnë se ajo ka “ndryshuar fytyrën e saj”, për të cilën Kardashian thotë se duket vetëm kështu sepse ajo mban balluke në foto./Indeksonline/