20:41 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Fansat ngrisin dyshimet, çfarë i tha Prince Harry gruas së tij në altar?

Si sot dy vite më parë, e gjithë vëmendja e mediave botërore ishte te dasma e princit Harry dhe Meghan Markle, dasma më e rëndësishme mbretërore pas asaj të princit William dhe Kate Middleton.

Sot, dy vite pas, vëmendja e mediave – kur nuk bëhet fjalë për koronavirusin – është te beteja ligjore e Meghan Markle me tabloidët britanikë ose shpërngulja e dukës dhe dukeshës në Los Angeles.

Megjithatë fansat e dyshes rikujtuan disa nga momentet më të spikatura të dasmës së famshme dhe teksa rishihnin për të disatën herë momentin kur Harry sheh Meghan-in një emoji me sytë me zemra në altar, vunë re një detaj të pakuptuar më parë.

Royal wedding. Meghan Markle in St George’s Chapel, Windsor Castle for her wedding to Prince Harry. Picture date: Saturday May 19, 2018. See PA story ROYAL Wedding. Photo credit should read: Jonathan Brady/PA Wire URN:36584039

Sipas disave, referuar lëvizjes së buzëve, princi kuptohet të thotë “I’m shitting it”, një frazë që nënkupton që një person po djersit nga sikleti, është në tension, ndihet nervoz ose në ankth.

Njerëzit në Twitter bëjnë gallatë me faktin që Harry tha “I’m shitting it” duke e ditur që gjithë vëmendja botërore ishte te ai. Të tjerë mendojnë se thotë “I’m so lucky” – jam me fat – që për hir të së vërtetës ka më shumë kuptim. Sidoqoftë, vendosni ju.