75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 10 Prill 2023 / AR

Fansat ‘shpërthejnë’ ndaj Georgines

Georgina Rodríguez e ka gjetur venten e saj së fundmi në qendër të kritikave, fillimisht pasi një mik i saj e “akuzoi” se kishte gënjyer gjatë gjithë kësaj kohe për historinë se si ishte njohur me Cristiano Ronaldon.

Së fundmi ajo po kritikohet edhe për postimin e fundit në Instagram, por cila është arsyeja?

Ajo postoi një seri fotosh nga viti 2020, ku shfaqet me partnerin e saj dhe bashkangjitur shkruan: “Duke kujtuar pasditen e verës kur shkruam të blinim varkën tonë. Dhe disa foto të asaj vere magjike 2020″- teksa në postimin e saj shihen plot momente nga varka e tyre lusoze, me familjen që shijon pushimet dhe po ashtu kemi mundësinë të shohim edhe koleksionin e saj të cantave të shtrenjta.

Fotot dhe “caption”-i i postimit kanë bërë disa prej fansave të saj që të komentojnë dhe ta “gjykojnë” si materialiste, po ashtu se “sa shumë ka ndryshuar kur nga e varfër është bërë e pasur”.