75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 06 Mars 2025 / AR

Fansat shqetësohen për Lady Gagan, çka po ndodh me artisten?

Këngëtarja Lady Gaga së fundmi tërhoqi vëmendjen kur paparacët e fotografuan para një hoteli në Nju Jork.

Për këtë rast ka zgjedhur një fustan të gjatë leshi të markës Diesel, të cilin e ka përshtatur me këpucë të njëjta. Lady Gaga është shfaqur me një model të ri flokësh dhe shumë komentuan se balluket i shkojnë shumë, transmeton Indeksonline.

Paparacët zbuluan se në cilin hotel po qëndronte dhe arritën ta filmonin largimin e saj. Ndërsa disa e vlerësuan frizurën e saj të re, të tjerë komentuan se ajo dukej e rraskapitur dhe pothuajse e panjohur, duke nxitur spekulimet për shëndetin dhe lodhjen e saj. “Ai duket i sëmurë dhe i lodhur, çfarë po ndodh?” komentuan disa prej tyre./Indeksonline/