75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 10 Mars 2022 / AR

Fansat sulmojnë Ye: Ke dal nga kontrolli

Fakti që Pete Davidson është i dashuri aktual i Kim Kardashian, fakt i cili po e shqetëson Ye për muaj të tërë.

Reperi ka folur disa herë për të në rrjetet sociale dhe madje ka publikuar një video muzikore në të cilën një version vizatimor i Pete rrëmbehet dhe përfundimisht varroset i gjallë, transmeton Indeksonline.

Tani ai po e bën një hap më tej duke publikuar një klip të ri, të këngës Eazy, në të cilën ai përsëri sulmon Davidson. Kështu raporton Billboard.

Fansat e kanë kritikuar Ye duke i thënë që Kim ka zgjedhur të vazhdoj jetën pa të, dhe njëjtë duhet të veprojë edhe si.

“Lëre të shkojë, njeri. Kim nuk dëshiron që të ktheheni dhe ju po e çoni veten në humnerë në këtë mënyrë. Është vetëm çështje kohe para se ajo, ose Pete, të dorëzojë një urdhër ndalimi kundër jush për shpifje të rënda. Për hir të Zotit, mendoni për katër fëmijët tuaj, të cilët më në fund do t’i shohin dhe dëgjojnë të gjitha këto”, shkroi njëri nga fansat./Indeksonline/