75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / AR

Fansat të shqetësuar për shëndetin e aktores së njohur, fotografohet duke folur me veten në rrugë

Aktorja e njohur, Heather Locklear, është parë së fundmi duke vepruar çuditshëm në Malibu, duke shkaktuar frikë për shëndetin e saj.

Në fotot e siguruara nga “The Post”, 61-vjeçarja shihet e ulur në dritaren e një ndërtese dhe duke folur me veten.

Locklear, e cila ka një histori abuzimi me substancat dhe probleme të shëndetit mendor, u shfaq e paqëndrueshëm dhe në gjendje të keqe.

Gjashtë herë kandidatja për Golden Globe shihet duke folur me zë të lartë teksa është ulur në shkallët e ndërtesës.