14:59 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Fansat të zhgënjyer me veshjen e fundit të Kim Kardashian

Kim Kardashian është e njohur për zgjedhjet e saj dhe shijen e modës të cilat nuk kanë limit.

Por, paraqitja e fundit e Kim ka bërë që adhuruesit të zhgënjehen me dukjen e saj, shkruan Indeksonline.

Ylli televiziv ka postuar disa imazhe nga veshja e fundit, në një kombinim me ngjyrë kafe të lehtë mbi të cilën ishin të pikturuara disa figura, Kim nuk dukjen aspak këndshëm.

Komentet negative në postimin e 38 vjeçares ishin të shumta, njëri nga ta u shpreh se “kjo është dukja e më e tmerrshme e saj”, derisa një tjetër koment “ unë e dua stilin e Kim, por kjo veshje është shumë pashije”.

Ndryshe, Kim kohë më parë kishte fituar edhe çmimin si ikonë e modës në ‘The Council of Fashion Designers of America’./Indekonline/