Fansi bie nga ballkoni teksa ndiqte koncertin e Drake

Dikush ra nga ballkoni teksa dëgjonte Drake të performonte. Situata ka ndodhur gjatë një prej koncerteve të fundit të yllit të muzikës teksa ky i fundit po performonte në Teatrin legjendar ‘Apollo’ në Harlem të Nju York. Shfaqja e dytë e koncertit të shumëpritur të Drake SiriusXM u ndërpre pasi papritur dikush u shkëput nga ballkoni ku po qëndronte dhe ra në gropën e orkestrës.
Incidenti ndodhi rreth një orë e gjysmë pasi këngëtari i “One Dance” doli në skenë. Reperi ’21 Savage’, 30 vjeç, iu bashkua Drake, 36 vjeç, në skenë për të performuar këngë nga albumi i tyre bashkëpunues i vitit 2022 “Their los”.
Të dy Drake dhe 21 Savage u larguan nga skena menjëherë, por megjithëse incidenti shokoi turmën koncerti vijoi. Stafi i përkujdesjes për mbarëvajtjen iu gjend menjëherë pranë burrit. Teksa magjia e koncertit vijoi rreth 15 minuta më vonë pasi u konfirmua se nuk pati të lënduar.