22:18 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / OSH

Fansi i Borës bërtet jashtë Big Brother Vip: “O Donald, o maskara”

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur para pak çastesh brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa banorët po rrinin në oborrin e shtëpisë e po diskutonin tema të ndryshme, papritur dëgjojnë një zë që vie nga jashtë.

Një nga fansat e Borës ka marrë guximin të futet brenda dhe ta ofendojë rëndë Donaldin në prani të të gjithëve.

“O Donald o maskara”, dëgjohet duke bërtitur ai nga jashtë.

I pyetur nga banorët se kush është ai përgjigjet: “Un jam fans i Borës ke bo gabimin mat madh”, i drejtohet me ton të lartë Donaldit.

Donaldi nuk ka reaguar në lidhje me këtë situatë të pazakonshme brenda shtëpisë.

VIDEO KËTU