Fansi i ‘çmendur’ bën tatuazh fytyrën e Rina Balaj
Rina Balaj po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë.
Edhe pse ende në fillimet e karrierës, Rina tashmë ka një numër të madh adhuruesish kudo ku flitet shqip, shkruan Indeksonline.

Rina së fundi është befasuar nga një fansi i saj i cili ka bërë tatuazh fytyrën e këngëtares, reperja nga Prizreni ka postuar një video në ‘Instagram’ ku edhe ka treguar për këtë.
“Jam pa fjalë, e shokuar, faleminderit shumë, kjo do të thotë shumë për mua” ka shkruar Rina në mbishkrimin e video.
Kujtojmë që projekti i saj i fundit është kënga ‘Ilegal’ e cila u mirëprit nga adhuruesit e saj./Indeksonline/