Fansi imiton momentin kur ajo humbi ndjenjat në BBV, Fifi e përshëndet me këngën “Oj lulija jonë me limona… ”

Në një nga koncertet e saj të fundit Fifi është përballur me një situatë jo të këndshme.
Teksa këngëtarja ishte duke performuar në skenë, një i pranishëm imitoi momentin kur këngëtares i ra të fikët brenda “Big Brother VIP”.
Fifi ka ndaluar e prekur performancën dhe ka sqaruar momentin e rënies së saj, duke thënë se nuk ka qenë diçka e sajuar apo e bërë për show, transmeton IndeksOnline.
“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty“, është shprehur këngëtarja.
Teksa ka filluar të këndoj këngën “O lulija jonë me limona, kush na ka inatin…”, që ishte një përshëndetje për personin. /IndeksOnline/

