Fansi surprizon Dagz dhe PM me dhuratën e përjetshme

Dj Dagz dhe Dj PM janë nga dyshet më simpatike të showbizit shqiptar.
DJ-të e njohur fituan edhe më zemret e publikut pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother ku fansat i njohën edhe më shumë.
Së fundmi një fans i zjarrtë i tyre u ka bërë një super befasi dyshes.
Ai ka bërë tattoo në krah frazën e tyre të njohur “Its’ PM to the DAGZ”, të cilin PM dhe Dagz e kanë postuar në ‘Instastoryn’ e tyre duke shprehur padyshim gëzimin për këtë dhuratë.
