75 Mall Live Search
23:40 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Fansja bën tatuazh tingujt e zërit të Florit, emocionohet këngëtari

Këngëtari shumë i dashur për publikun, këngët e të cilit janë kthyer në hite, Flori Mumajesi ka fansa të shumtë që e ndjekin në koncerte, mbrëmje muzikore, në rrjete sociale dhe ja shprehin dashurinë edhe me dedikime.

Mirëpo një fanse i ka bërë një surprizë shumë të veçantë Florit e që jo çdokush do e bënte.

Ajo ka bërë tatuazh në kurriz tingujt e zërit të Florit dhe imazhin këngëtarin e ka publikuar në Instastory.

I emocionuar Flori shkruan: “Të shohësh interpretimin tënd tatuazh në trup. Sound wave i coverit, Të dua”