19:03 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Fansja e provokon “nuk po frikësohesh që po rrëzohesh prapë”, Tayna ka një përgjigje për këtë

Ditë më parë u bë viral video ku reperja e njohur Tayna u rrëzua në skenë teksa po performonte.

Lidhur me këtë Tayna kishte qëndruar e heshtur duke mos bërë asnjë reagim, mirëpo së fundi e pyetur nga një adhurues, reperja ka dhënë një përgjigje, shkruan Indeksonline.

Në një postim që Tayna bëri në në Instagram ku paralajmëronte koncertet e radhës, një fanse ka shkruar “A spo tutesh që rrzohesh apet a?”, ndërsa Tayna iu përgjigj “po thu që m’i marr sa i marr une, s’ishe rrzu edhe ti a?”.

Ndërsa këtë Tayna e ka publikuar edhe në InstaStory duke lënë të nënkuptohet se ngjarjen që ndodhi ditë më parë e ka marr me shumë sportivitet./Indeksonline/