Fansja e tij më e madhe, Beatrix mbështet Donaldin nga jashtë BBVIP

Beatrix dhe Donald ka qenë çifti më i diskutuar kohët e fundit në trevat shqiptare.
Kjo për shkak të lidhjes së papritur të tyre në Big Brother VIP.
E, se është fansja më e madhe e Donaldit, Beatrix e ka dëshmuar duke publikuar edhe votën e saj për të shpëtuar atë nga eleminimi i kësaj jave, që do të jetë ose Donaldi ose Tani.

Rrugët e dyshës në BBVIP u ndanë, me eliminimin e Beatrix-it pas 88 ditësh qëndrim në shtëpi.
Beatrix ka evituar vëmendjen publike disa ditë, për shkak të rëndesës psikologjike pas daljes, gjë nga e cila edhe ajo frikësohej.
Këngëtarja iu kundërpërgjigj dilemave të publikut mbi dashurinë dhe lidhjen e saj me Donaldin duke publikuar anën e saj të historisë, një këngë për të.