22:57 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Fansja i bën twerk live, Dj Khaled e refuzon: Të lutem ndalo, kam familje

Dj i famshëm botëror, Khaled është përballur me një skenë të sikletshme gjatë një videoje live në Instagram. Një fanse doli para kamerës duke tundur të pasmet, e veshur provokuese. Ajo nisi edhe të lagë veten me ujë ndërsa veprimi i Khaled është duartrokitur nga fansat.

Khaled mbylli sytë dhe iu lut fanses të mos vazhdonte sepse ka një familje.

“Të lutem, kam familje”, dëgjohet të thotë Khaled teksa fansja vazhdon.

Videon Khaled e ka publikuar në Instagram dhe ka shkruar: “Kam dashuri për të gjithë, por qetësohuni. Le të respektojmë njëri-tjetrin”.

Khaled është i martuar me biznesmenen Nicole Tuck. Çifti kanë dy fëmijë.