75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / AR

Fansja iu vërsul, ky ishte reagimi i Angelina Jolie

Aktorja Angelina Jolie ishte në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, ku bëri foto me fansat dhe firmosi autografe.

Ajo ishte në festival me rastin e premierës së dramës së saj, të cilën ajo e kishte shkruar dhe drejtuar. Mirëpo një video e një situate është shpërndarë në rrjetet sociale dhe shumë janë tronditur nga sjellja e një fanseje, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Jolie po pozonte me fansat, rreth saj kishte disa roje sigurie. Mirëpo, ato nuk ishin problem për një fanse që vrapoi drejt aktores dhe e përqafoi fort. Aktorja kuptoi se vajza nuk ishte një kërcënim dhe pati një bisedë të shkurtër me të.

Vajza ishte në lot teksa fliste me Jolie dhe më pas u përcoll nga sigurimi. Jolie u tha atyre që të “bëhen të mirë” me vajzën./Indeksonline/

@vanessatresjolie 😅 #angelinajolie #fan #hug #security #tiff #toronto #withoutblood ♬ suono originale – ANGELINA JOLIE ALIKE