23:08 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Fantastik Broja, gol dhe asist në fitoren e Vitesses

Armando Broja ka bërë një paraqitje fanastike në fitoren e Vitesses 4 me 1 ndaj Venlos.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, shënoi një gol dhe bëri një asist, shkruan IndeksOnline.

Broja asistoi në golin e parë të shënuar nga Openda, dhe shënoi golin e fundit në ndeshje.

Ky ishte goli i tij i nëntë në këtë edicion të Ligës së Holandës, kurse asisti i dytë./IndeksOnline/