75 Mall Live Search
19:27 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Fantastik Frashëri, pret dy penallti (VIDEO)

Ballkani është duke pësuar humbje 1-0 nga CFR Cluj në ndeshjen e fundit të grupeve në Conference Leageu.

Në këtë ndeshje po shkëlqen portieri i kampionit të Kosovës, Stifi Frashëri.

Frashëri ka pritur dy penallti të ekzekutuara nga Ciprian Deac.

Gardiani shqiptar priti penalltin e parë, por gjyqtari i ndeshjes e përsëriti atë, por Frashëri priti edhe gjuajtjen e dytë nga Deac./IndeksOnline/