75 Mall Live Search
08:54 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / G T

Fantastik lojtari “kuqezi”, Indrit Tuci në formacionin e javës në UEFA Europa League

Indrit Tuci hyri si zëvendësues në sfidën që Sparta Prague fitoi ndaj Galatasarayt me shifrat 4-1 gjatë ndeshjes së UEFA Europa League.

Sulmuesi shqiptar shënoi një nga golat vendimtar për ekipin e tij, ndërsa asistoi në një tjetër rast, duke ia dhuruar biletën e kualifikimit në Europa League, shkruan Indeksonline

Image

Në minutën e 66-të Tuci hyri në fushën e lojës kur rezultati ishte 1-1 dhe mori përsipër edhe rolin e “heroit”, tesa në të 74-të gjeti rrugën e rrjetës. Sërish në minutën e 80-të do të ishte protagonist, teksa asistoi në golin që shënoi Harsalin.

Paraqitja e tij është vlerësuar nga “Sofascore”, që është përzgjedhur edhe në formacionin e javës së Europa League. Lezhjani është vlerësuar gjithashtu me notën 8.1 në këtë sfidë./Indeksonline/