75 Mall Live Search
18:31 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Fantastik Milot Rashica, realizon gol të bukur me fanellën e Besiktasit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica sapo realizoi një gol me fanellën e Besiktasit.

Rashica shënoi një gol të bukur në minutën e 65’të në ndeshjen ndaj Karagumruk, shkruan Indeksonline

Ylli kosovar realizoi me këmbën e djathtë duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ky ishte goli i katërt i futbollistit kosovar me fanellën e klubit të Besiktasit në Superligën e Turqisë./Indeksonline/